Site icon PORTALB

Promovohen nëndegët e themeluara në komunën e Tearcës

Promovohen nëndegët e themeluara në komunën e Tearcës

Promovohen nëndegët e themeluara në komunën e Tearcës

Kryetari Rufi Osmani, deputeti Izet Zeqiri, anëtarë të kryesisë së degës së RDK-së në Tetovë dhe aktivistë të kësaj partie nga komuna e Tearcës dhe vendbanime tjera, morën pjesë në promovimin e nëndegëve të themeluara deri më tani në komunën e Tearcës, që u mbajt mbrëmë në sallën e shfaqjeve të SHF “Faik Konica” në fshatin Dobrosht.

Për aktivitetet e deritashme për themelimin e nëndegëve në rajonin më të gjerë të Tetovës foli kryetari Hamdi Saiti, ndërsa nënkryetari Asim  Beqiri në mënyrë solemne ia dorëzoi atij formularët për anëtarësimet në RDK, nga komuna e Tearcës.

Në lidhje me nëndegët e themeluara, anëtarët e kryesisë dhe aktivitetet e zhvilluara, raportuan kryetarët e nëndegëve të RDK-së në Sllatine-  Fergin Kasami,  Tearcë – Xhyneit Huseini, Përshefcë – Nuran Qazimi, Dobrosht – Bashkim Veliu dhe Odri – Omer Emini.

Në këtë solemnitet, fajlime mbajtën kryetari Rufi Osmani, deputeti Izet Zeqiri dhe Hasan Jashari, të cilët bënë një vështrim të situatës aktuale politike dhe të sigurisë në vend. Në fund të këtij takimi u zhvillua një debat i gjerë, ndërsa solemniteti me rastin e promovimit të nëndegëve të RDK-së në komunë  e Tearcës, përfundoi me një koktej rasti.

Sektori për informim – RDK

 

Exit mobile version