Gjykimi për rastin “Ryshfeti”, që sot duhej të mbahej në Gjykatën Penale të Shkupit, është shtyrë për më 25 shkurt me kërkesë të prokurorit publik, i cili të premten e ka njoftuar gjykatësin e ri, Darko Todorovski se nuk mund të marrë pjesë në seancën e sotme, njofton Portalb.mk.
Rasti assesi të fillojë, për shkak të një sërë kundërshtimesh. Gjykata e Apelit në Shkup në dhjetor të 2017-s vendosi për shfrytëzim të video-materialet me masa PI si dëshmi që të kthejë sërish në procedurë rastin.
Më 25 dhjetor, në seancën pesëanëtarëshe të Këshillit Gjyqësor, avokati i Zaevit, Jakim Naumov tha se prokurori Publik iku dhe nuk ua dha incizimin e plotë të masave PI.
“Nëse nuk na jep pasqyrë, si mund të përballemi me provat? Çfarë është kjo nëse nuk është procedurë e kurdisur? Ata përdorën agjent-provokues, por urdhër për të nuk ka. Të gjitha mediat, veçanërisht “Siteli”, i publikuan incizimet e Zaevit, që është shkelje e së drejtës së privatësisë dhe për gjykim fer”, tha Naumov.
Ndërkaq avokati tjetër, Vane Andrev tha se agjent-provokuesi, që të kurdisë rastin, iu është lajmëruar Zaevit në orët e vona duke i parashtruar pyetje provokuese.
Prokurori i prokurorisë së lartë publike, Jovan Cvetanovski pati thënë “masat PI janë përdorur në mënyrë ligjore”. Ai kërkoi nga gjykata që ankesën e avokatëve të Zaevit ta hedhin poshtë dhe incizimi i “Jutjubit”, i njohur si “Një euro për Vicen” të jetë dëshmi kundër Zaevit.
Përndryshe, Zoran Zaev në rastin “Ryshfeti” është i dyshuar për kërkim dhe për marrje të ryshfetit në vlerë prej rreth 160 mijë eurosh nga biznesmeni i Strumicës Ivan Nikollov-Saçevllaev, lidhur me legalizimin e një toke.