5 programet që duhen pasur në iPhone për editim fotosh dhe funksione tjera…
Elida Zylbeari
Nëse ju jeni shumë të lidhur pas celularit tuaj, mos mendoni se jeni të vetmit! Unë gjithashtu e përdor shumë celularin tim për punë, gjëra personale, biseda me mikeshat, foto etj. Më poshtë do të gjeni 5 aplikacionet e mia të preferuara, shkruan Class.
1
Bloglovin’ Është një program i lehtë në përdorim dhë ju shërben për të ndjekur të gjitha blogeret, pra saktësisht ju shërben si një newsfeed për të gjitha postimet. Gjithashtu ngjan edhe me Instagramin, pasi bën follow një blogere, të shfaqen të gjitha postimet e saj. E ndërsa kur lexon një postim, ai zhduket nga newsfeed. Ky program përdoret gjithashtu edhe në kompjuter!
2
VSCO Kërkon pak kohë për tu mësuar përdorimi i tij por është një ndër programet më fantastike! Unë pëlqej shumë opsionin “Sharpening” pasi I bën fotot të duken mjaft të qarta. VSCO vjen me një sasi filtrash që do ju vlejnë shumë për fotot tuaja.
3
Afterlight Afterlight është një tjetër aplikacion që e adhuroj. Pasi përdor filtrat e VSCO, vazhdoj me Afterlight për të përfunduar editimin. Më pëlqejnë opsionet “Brightness”, “Exposure”, “Contrast”… Këto bëjnë që fotoja juaj të jetë gati për Instagram!
4
Frametastic Shërben për të vendosur dy apo më shumë foto në krah të njëra-tjetrës. Gjithashtu mundëson krijimin e kombinimeve të ndryshme si edhe mund të hiqni kufirin ndërmjet kornizave!
5
LINE LINE është një aplikacion shumë i nevojshëm në rast se udhëton shpesh jashtë, apo ke njerëz të afërt që jetojnë jashtë. Ju mund të komunikoni me një person që e ka të instaluar në celularin e tij nëse ai ka internet në momentin e përdorimit. Ju mund të dërgoni mesazhe, emoji, foto ose edhe të bëni video call.