Site icon PORTALB

Arrestohet lideri opozitar rus Alexei Navalny

Aleksei Navalny, foto arkiv

Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny është arrestuar sot në Moskë pasi iu bashkua turmës së protestuesëve në kryeqytetin rus.

Navalny u bëri thirrje mbështetësve të tij anembanë vendit për të vazhduar protestat, pavarësisht arrestimit të tij, transmeton Klan Kosova.

“Ata më arrestuan. Kjo nuk do të thotë asgjë. Nuk keni dalë për shkak meje, por për shkak të së ardhmes suaj”, ka shkruar Navalny në Twitter.

Exit mobile version