Site icon PORTALB

Një afgan me detonatorë arrestohet në Athinë

Policia greke ka arrestuar një shtetas afgan në Athinë i cili në çantën e tij mbante shtatë detonatorë, si dhe dokumente të rreme personale.

Afgani jetonte në Athinë si i pastrehë, ose është zhvendosur nga një banesë në tjetrën, te miqtë e tij. Policia greke punon për ta konfirmuar identitetin e të arrestuarit dhe për ta konfirmuar arsyen për të cilën i mbante detonatorët.

Exit mobile version