Site icon PORTALB

Turqia i intensifikoi luftimet në Afrin, Siria e akuzon se ka shkatërruar një tempull të lashtë

Afrin

Afrin, Siri

Armata turke sot i ka intensifikuar sulmet e saja ndaj periferive në qytetin sirian Afrin, i cili është nën kontrollin e grupit gueril kurde JPG.

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA. Armata turke shfrytëzon aeroplanë luftarakë dhe tanke në sulmet e saja ndaj malit strategjik të rëndësishëm Bursaja në verilindje të Afrinit. Në ofensivë marrin pjesë edhe grupet guerike siriane të cilat mbështeten nga ana e Turqisë. Sulmi vjen në prag të konferencës të cilën Turqia, Rusia dhe Irani e organizojnë në qytetin rus Soçi.

Qeveria siriane dhe organizatat aktiviste nga rajoni e akuzuan Turqinë se në sulmet e saja ajrore dhe artilerike i ka shkaktuar dëm tempullit të hiteut të lashtë Ain  Dara, lokalitet nga Epoka e hekurit i njohur për monumentet e tyre të mëdha të gdhendura. Siria kërkoi intervenim ndërkombëtar që të pengohet ofensiva turke në rajonin e Afrinit.

Exit mobile version