Ndaj ministrit francez të Financave, Gerald Darmanin, hapet një hetim paraprak me akuzat për “përdhunim”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin francez, mësohet se prokuroria e Parisit më 22 janar ka filluar hetimet ndaj Darmanin me akuzën për “përdhunim”.
Në lajm theksohet se hetimi është hapur pasi ka bërë denoncim në prokurorinë e Parisit një grua e cila pretendon se është përdhunuar nga Darmanin në vitin 2009.
Ndër të tjera në lajmin ku thuhet se kjo grua ka dhënë deklaratën e saj në prokurori dy ditë më parë, bëhet e ditur se Darmanin ka kryer një ankim me arsyetimin se pretendimet në fjalë janë të pavërteta.
Në lidhje me çështjen ndaj Darmanin është hapur një hetim edhe vitin e kaluar në muajin qershor, ku gjykata kishte vendosur mos ndjekjen e çështjes për mungesë të provave.