Site icon PORTALB

Shfaqja “G” e Teatrit Shqiptar Shkup rrëmbeu tre çmime në Festivalin “Talia e Flakës”

Shfaqja “G” në regji të Sulejman Rushiti, që së fundmi ishte pjesë e Festivalit “Talia e Flakës” në Gjilan të Kosovës do të kthehet në Shkup me tre çmime, njofton Portalb.mk.

Çmimet që u dhanë për shfaqjen “G” janë të kategorisë ‘shfaqja më e mirë’, ‘regjia më e mirë’ për regjisorin Sulejman Rushiti dhe ‘aktorja më e mirë në rol dytësor’ për aktoren Vjollca Bekteshi Hamiti.

Përndryshe, tre çmimet e sotme, bënë që shfaqja “G”, në shportën e vlerësimeve të sigurojë pesë çmime. Paraprakisht ajo ka marrë çmimin ‘shfaqja më e mirë’ dhe ‘aktori më i mirë’ me Fisnik Zeqirin në Festivalin Teatror në Ferizaj.

Përndryshe, shfaqja “G” sipas vargjeve satirike në regji të Sulejman Rushitit shpalos problemet e keqqeverisjes, politikanëve të padenjë për veten dhe shoqërinë, trajton fenomenin e emërimeve të funksionarëve shtetëror në baza farefisnore dhe miqësore, problemin ku drejtorët e shkollave nuk dinë shkrim e lexim a kurse bartin funksion të rëndësishëm arsimor.

Shfaqja “G” sjellë edhe gruan e cila me sinqeritetin e saj përpiqet të ndërgjegjësojë politikanët. Përfshihet edhe atdhedashuria e cila del nga identiteti fals.

Të gjitha këto fenomene shoqërore shfaqen para publikut me lojën e aktorëve: Adem Karaga, Genci Mirzo, Blerim Dardhishta, Fisnik Zeqiri, Dritëro Agolli si dhe dy aktoreve Vjollca Bekteshi Hamiti dhe Aida Elezi.

Teatri Shqiptar Shkup në Gjilan
Momente nga shfaqja “G” në Festivalin Talia e Flakës në Gjilan të Kosovës

 

Exit mobile version