Site icon PORTALB

Ndryshimet midis dashurisë së jetës dhe mashkullit të jetës!

Foto nga Kenne Gregoire

Foto nga Kenne Gregoire

Gjithmonë kam menduar se ka ndryshime midis mashkullit të jetës dhe dashurisë së jetës.
Dashuria e jetës do të të bëjë të çmendesh. Mashkulli i jetës do të të bëjë ta shohësh jetën si një çmenduri mbushur me pasione dhe kënaqësi.

Dashuria e jetës do të të bëjë të mos e kuptosh kush je dhe çfarë po bën. Mashkulli i jetës do të bëjë të ndjesh se terreni ku shkel duhet të jetë i denjë për ty dhe se planeti duhet të ndihet falenderues për ardhjen tënde në Tokë.

Dashuria e jetës do të të lërë të shohësh jashtë dritares duke pritur që të kthehet në shtëpi, ndërkohë që mashkulli i jetës nuk do të të lërë asnjëherë vetëm. Do të jetë gjithmonë pranë teje.

Dashuria e jetës do të të detyrojë të japësh shpjegime në çdo moment. Mashkulli i jetës nuk do të hedhë dot asnjë hap pa miratimin tënd.

Dashuria e jetës do të të privojë nga çdo gjë, që nga dashuria për veten e deri tek pika e fundit e lotit. Mashkulli i fundit do të bëjë që pikat e fundit që do të shohësh, të jenë ato të verës në darkat që do të hani së bashku.

Dashuria e jetës do të konsumojë gjithë shpirtin tënd dhe do të privojë nga çdo qetësi, ndërsa mashkulli i jetës do të të bëjë të dashurohesh me trupin, mendjen dhe shpirtin e tij.

Dashuria e jetës do të bëjë të ecësh mbrapsht dhe të përballesh me vështirësitë për ta bërë të funksionojë këtë dashuri. Mashkulli i jetës do të kapë dorën tënde dhe do e përballoni bashkë çdo gjë.

Dashuria e jetës do të të bëjë të ndezësh qirinj e të lutesh që çdo gjë të ecë mbarë. Mashkulli i jetës do të nxjerrë jashtë për darkë, do të bëjë të qeshës dhe do të falenderojë që je pjesë e jetës së tij në çdo sekondë.

Dashuria e jetës do të bëjë të udhëtosh në vende të ndryshme e të njohësh shumë njerëz. Mashkulli i jetës do t’i ndryshojë gjithë pyetjet e tua dhe do të tregojë thjeshtësinë e jetës.

Dashuria e jetës, sa herë që ta shohësh, do të lërë një ndjesi të ftohtë në qenien tënde. Mashkulli i jetës çdo herë që e sheh, do ta mbushë qenien tënde me kënaqësi dhe krenari.

Dashuria e jetës do të të shohë me dyshime, pasiguri dhe do të të tregojë kush je. Mashkulli i jetës do të të shohë me admirim dhe do të ndihet mashkulli më i çmendur në botë pas teje.

Dashuria e jetës do të të mashtrojë dhe ti do e besosh se ajo është dashuri. Mashkulli i jetës do të jetë vetë kuptimi i dashurisë dhe do të bëjë të kuptosh se çfarë është dashuria e vërtetë.

Mirëpo, për të përjetuar gjithë këto që kemi shënuar më sipër, e rëndësishme është së pari të duam veten dhe më pas të mendojmë të përjetojmë dashuri të mëdha. Nëse nuk duam veten, asgjë nga këto nuk është e mundur të ndodhë… / Bota.al

Exit mobile version