Site icon PORTALB

Një ditë para protestës opozitare, ambasada amerikane lajmërim të rëndësishëm për qytetarët

Protestat e PD ne Tirane - Shqiperi

Protestat e PD ne Tirane - Shqiperi, Ilustrim

Një ditë para protestës opozitare, ka reaguar edhe ambasada Amerikane e cila ka një mesazh për qytetarët amerikanë në Shqipëri. Protesta e opozitës do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ndaj edhe kjo ambasadë nëpërmjet një emaili drejtuar shtetasve amerikanë në Shqipëri, u bën thirrje të shmangin vendet ku opozita do organizojë protestën.

Shtetasve amerikanë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri u kërkohet të shmangin qëndrimin përpara Kryeministrisë, sheshit “Skënderbej” dhe sheshit “Nënë Tereza”. Ambasada kërkon nga shtetasit e saj që të mbajnë një profil të ulët gjatë tubimit ditën e shtunë.

Exit mobile version