Site icon PORTALB

Ivanov e shkarkoi Zvërlevskin nga Komisioni për Falje

Marko Zvërlevski

Marko Zvërlevski

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, e ka shkarkuar ish kryeprokurorin shtetëror, Marko Zvërevski nga Komisioni për Falje. Në emër të tij, është emëruar Voisllav Gavrovski, i cili është prokuror në Prokurorinë Themelore Publike, njofton Portalb.mk.

Përveç ndërrimit të Zvërlevskit, nuk ka ndryshime tjera në komisionit i cili vendos për falje ose zvogëlim të dënimeve të burgosurve.

Kryetare e Komisionit është Vasillka Jurukoska, ndërkaq anëtarë janë Bllagordna Duliq, Bekir Iseni, Metodija Kanevçev, Lupka Arsenievska, Stojançe Ribarev, Numan Aruç, Dançe Ristova dhe tanimë i zgjedhuri Voisllav Gavrovskii.

Ndryshe, më 17 gusht të vitit të kaluar, Kuvendi i Maqedonisë e shkarkoi nga pozita e kryeprokurorit Marko Zvërlevskin.

Exit mobile version