Site icon PORTALB

Kryemadhi: 27 janari, zgjim i ndërgjegjes qytetare

Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi

Në takim me strukturat e partisë në qytetin e Beratit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi foli për rëndësinë e pjesëmarrjes në protestën e 27 janarit.

“Protesta e 27 janarit ka vlerën e zgjimit të ndërgjegjes qytetare. Shqiptarët do ta tërheqin zvarrë Edi Ramën me këtë sjellje që po bën. Po vjen fryma e lirisë për t’u çliruar nga kjo bandë kriminale”, tha Kryemadhi, shkruan Top Channel.

Kryetarja e LSI-së tha gjithashtu se u lejua që të ngarkohen shqiptarët me taksa për hir të stabilitetit të vendit.

Exit mobile version