Site icon PORTALB

Osmani, Jankullovska gaboi me vlerësimin ndaj të akuzuarve

Askush nuk do të denohet pa faj, Bujar Osmani

Askush nuk do të denohet pa faj, Bujar Osmani

BDI garanton se asnjë shqiptar nuk do të dënohet pa faj, tha për televizionin kombëtar Alsat m, zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani. Osmani tha se gjatë operacionit policorë për dallim nga ato të mëparshmet nuk është ushtruar kurrfarë  dhune ndaj të arrestuarve.

‘Shumë drejtues të aksioneve kanë qenë shqiptarë, në shtëpinë ku u kapën armët operacionin e udhëhiqte një polic shqiptar. Asnjë dhunë nuk është përdorur, gjithë kohën kemi qenë në kontakt me policinë‘ tha Osmani.

BDI ka pranuar të zhvillohet aksioni policor vetëm nën dy kushte, që asnjë dhunë të mos ushtrohet gjatë tij, dhe asnjë person të mos mbahet asnjë sekondë më shumë se sa është e nevojshme.

Ai tha se ministrja Jankullovska gaboi kur i cilësoi të arrestuarit si radikalë islamikë, nëse del e kundërta ajo do të mbajë përgjegjësi politikie, tha Osmani./Portalb/

Exit mobile version