Prokuroria Themelore Publike vepron pas padisë penale të ngritur nga Gjykata Supreme kundër ish-kryetares së Repartit të veprave penale dënuese në Gjykatën Supreme, gjykatëses Lidija Nedellkova, transmeton Portalb.mk.
Nga Prokuroria për MIA-n theksuan se padia penale është dorëzuar tek ata dhe tashmë po veprohet në lidhje me të.
Ndryshe, nga Gjykata e Supreme deklaruan se Lidija Nedellkova ka përgatitur letër me përmbajtje të pavërtetë, të cilën e ka dorëzuar në Gjykatën Penale, pasi e njëjta e gjykatë ka kërkuar mendim se si të veprojë me hetimet e Prokurorisë Speciale.
Ata më tej shtojnë se gjykatësja Nedellkova vetë ka vendosur dhe ka dhënë njoftime se si Gjykata Penale të sillet me lëndët e PSP-së.
Në vendimin e Nedellkovës, për të cilin nuk janë njoftuar anëtarët tjerë thuhet se PSP për çdo hetim duhet të legjitimohet dhe të tregojë kompetencat e saj para gjykatës.