Site icon PORTALB

Bebe Rexha, artistja femër me këngët më të shitura në iTunes (Foto)

Bebe Rexha

Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është shumë e pëlqyer për këngët e saj.

Ajo është një kantautore e suksesshme, këngët e së cilës kanë arritur të shënojë shifra rekorde në klikime dhe shitje në platformat online, transmeton Telegrafi.

Madje në këto të fundit, ajo rezulton të jetë e para, si një ndër artistet me më së shumti këngët të shitura për vitin e kaluar.

Aplikacioni ‘iTunes’ ka publikuar listën me artistet femra, këngët e të cilave janë më të shiturat e vitit.

Aty rezulton që e para të jetë artistja Bebe Rexha, pasuar më pas nga Camila Cabello, Cardi B, Halsey, Keala Settle dhe Taylor Swift.

 E lumtur për këtë sukses, këngëtarja Rexha vendosi të ndajë me fansat një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaq listën me këtë radhitje, në të cilën ajo rezulton e para.
Exit mobile version