Site icon PORTALB

Katër amerikanë janë vrarë në hotelin në Kabul

Afganistan

Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi se katër shtetas amerikanë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një sulm të militantëve talibanë në hotelin “Intercontinental” të Kabulit.

Sulmi ka ndodhur të shtunën, duke lënë 30 njerëz të vrarë.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, nuk dha më shumë detaje për viktimat amerikane.

Zyrtarët afganë kanë thënë se 14 shtetas të huaj kanë vdekur në sulm, transmeton REL.

Gjashtë sulmues janë vrarë po ashtu nga forcat e sigurisë.

Miliatntët kanë kryer sulmin në hotelin luksoz, të veshur me uniforma ushtarake.

Exit mobile version