Site icon PORTALB

Liqeni i Sllatinës zhduket nga harta hidrografike e Maqedonisë

Liqeni i Sllatinës për pesë vite nuk ekziston në hartën hidrografike të Maqedonisë. Gjendja momentale në terren, me vegjetacionin e rritjes së madhe të akumulimit, me objektet shoqëruese të braktisura nuk lënë përshtypjen se këtu ndonjëherë ka ekzistuar e aq më pak se përsëri do të ekzistojë një liqen.

Popullata lokale reagon, kërkon prej institucioneve kompetente t’i realizojnë aktivitetet e paralajmëruara për revitalizimin e digës dhe formimin e sërishëm të akumulimit të Lumit të Mramorit dhe burimeve përreth. Krahas funksionit primar të akumulimit për ujitje të tokës së përpunuar, Liqeni i Sllatinës në disa ciklet e fundit parazgjedhore, si në zgjedhjet lokale ashtu edhe në ato parlamentare, u shfrytëzua për marketing politik, me paralajmërime për shfrytëzimin e tij dhe për zhvillimin e një turizmi lokal rural. Madje u përmendën edhe pulla administrative për ndërtimin e objekteve akomoduese për turistët, peshkatarë me përmbajtje shoqëruese turistike pranë lumit i cili nuk ekziston?

Akumulimi i ndërtuar në vitin 1963 si burim për ujitjen e atarit të disa fshatrave në komunën e Debarcës agoninë e vet e filloi në shkurt të vitit 2013, kur për shkak të kushteve të motit dhe reshje të rrëmbyeshme të shiut u paraqitën plasaritje në tokë që paraqisnin rrezik real për integritetin e vetë digës. Lëshimi i digës në atë moment kur akumulimi i kishte më shumë se një milionë metër kub ujë, do të thoshte vërshim i plotë i lagjes Çifliku i Sllatinës, si dhe atarëve të fshatrave Sllatinë dhe Izdegllavje.

Atëherë trupi i formuar koordinues për ballafaqim me rrezikun prej daljes nga liqeni, urdhëroi evakuimin e popullatës prej pjesëve të rrezikuara të Çiflikut të Sllatinës. Me aksionin e ekipeve të kompanisë së specializuar ndërtimore, së bashku me ekipin e zhytësve të angazhuar prej Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim u hapën mangësi të reja në vendin ku bëhet derdhja nga akumulimi, që rezultoi me uljen e nivelit të ujit në liqen për mbi 70 centimetra dhe uljen e presionit së ujit mbi digën e dëmtuar.

Disa muaj më vonë, uji prej akumulimit u derdh tërësisht në Sateska, ndërsa pothuajse të zbrazëta mbetën rrjetet e koncesionarit të atëhershëm që ekonomizonte me këtë pellg peshkimi, Shoqata e sportit dhe peshkimit “Shën Apostul Pali”.

Sipas Radovan Dimitrievskit, kryetar i “Shën Apostull Pali” janë angazhuar ekipe të peshkatarëve me qëllim që ta pranojnë peshkun nga akumulimi, por në befasi të tyre, nga liqeni janë nxjerrë vetëm rreth një ton peshk i imët i cili pastaj është lëshuar në territore të tjera peshkimi.

“Angazhuar 12 peshkatarë plotësues nga Radozhda, vendosëm rrjete më të mëdha duke menduar se ka shumë peshq në liqen. Nxirrnim edhe rrjeta peshkimi, por me rrjedhjen e ujit nga liqeni në Sateska shkoi edhe peshku”, deklaroi Dimitrievski.

Dimitrievski optimist se realizimi i planeve të paralajmëruara për ndërtim të digës më moderne të lumit Mramor sërish do ta mbushë akumulimin e Liqenit të dikurshëm të Sllatinës.

Tejet ambicioze dhe tejet optimiste ishin premtimet e vetëqeverisjes lokale të komunës Debërcë nga përbërja paraprake, e cila disa herë paralajmëronte ripërtëritje të akumulimit. Madje janë përmendur edhe afate konkrete, se diga do të jetë e gatshme gjatë vitit 2017, që në atë kohë në deklaratë për mediat e paralajmëroi edhe ministri i atëhershëm i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Mihail Cvetkov.

Përkundër fotografisë së trishtuar në terren, shpresë se sërish në fushën e Sllatinës do të ketë liqen jep informata se Sllatina është një prej katër digave që po sanohen në kuadër të Programit të Bashkimit Evropian për sanim të dëmeve nga përmbytjet, i implementuar nga ana e Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Kontrolli në terren i realizuar nga ana e shërbimeve profesionale tregoi se për shkak të madhësisë së dëmtimeve të krijuara në të kaluarën nevojitet rikonstruksion thelbësor i trupit dhe objekteve të tjera kryesore të digës. Raporti tregon se vetë diga është në lokacion me strukturë të pavolitshme gjeologjike, për shkak se projekti për sanim parashikon masa për ulje të infiltrimit të ujit, siç janë muslluk gline, gjeomembranë dhe injektim, pajtueshmëri me standardet bashkëkohore dhe praktikën inxhinierike.

Për realizimin e Projektit të UNDP-së me vlerë prej 773 mijë eurosh, është përgjegjëse kompania “GIM” nga Shkupi, me afat të paraparë të realizimit më 15 korrik të këtij viti.

Sipas informatave të fundit nga Zyra e UNDP-së, për momentin kryerësi i ka përfunduar punët përgatitore, ndërsa në vijim është injektimi provë dhe punë të tjera në terren. Prej atje paralajmërojnë se për shkak të kompleksitetit së objektit dhe terrenit, punët do të kryhen me kujdes, me qëllim të sigurimit sa është e mundur cilësi më e mirë e objektit.

“Me kryerjen e këtyre intervenimeve do të përmirësohet funksionimi i digës, stabiliteti dhe rezistenca e saj ndaj ndikimeve të jashtme, siç janë përmbytjet. Njëkohësisht do të zhvillohet edhe model i optimizimit të regjimit të punës së akumulimit me ndihmën e së cilës do të përmirësohet  menaxhimi i saj i i përgjithshëm nga ana e SH.A Ujësjellësi i RM”, deklaroi për MIA Dimitrija Sekovski, udhëheqës i Programit të BE-së për sanimin e dëmeve nga përmbytjet.

Ndryshe, rrjedha kryesore në Liqenin e Sllatinës vjen nga lumi Mramor, për të cilën në pjesën epërme është dhënë koncesion për ndërtim të hidrocentralit të vogël, kështu që  në çdo rast kjo rrjedhë ujore së bashku me liqenin e Sllatinës paraqet resurs të rëndësisë së posaçme për komunën e Debërcës.

Kryetari i komunës së Debërcës, Zoran Nogaçeski, deklaroi se me resursin ujor menaxhon Ujësjellësi i RM-së, se nuk është në kompetencë të komunës, por se vetëqeverisja lokale është më se e interesuar për realizimin e projektit për ristaurimin e Liqenit të Sllatinës.

Ai shfaqi bindjen se aktivitetet ndërtimore rreth sanimit të digës do të përfundohet gjatë këtij vitit, si dhe se pas kësaj gradualisht do të mbushet akumulimi i liqenit të dikurshëm të Sllatinës

Exit mobile version