Site icon PORTALB

Elton John heq dorë nga muzika

Elton John

50 vite në skenë duket se janë të mjaftueshme për një ndër këngëtarët më të famshëm dhe të pëqlyer në mbarë botën, Elton John, i cili karrierën e tij e nisi në vitin 1970.

Gazeta britanike “The Mirror” raporton se këngëtari 70-vjeçar ka vendosur të shkëputet nga muzika për shkak të shëndetit të tij, që kohët e fundit nuk është fort e mirë.

Këngëtari Elton John, këngët e të cilët mbeten mjaft të pëlqyera nga fansat, vitin e kaluar iu nënshtrua një kontrolli shëndestor pasi u prek nga një infeksion bakterial potencialisht vdekjeprurës gjatë udhëtimit në Amerikën e Jugut.

Exit mobile version