Site icon PORTALB

Lassana Diarra transferohet në PSG

Lassana Diarra

Klubi i ligës së parë të fubollit francez (Ligue 1) Paris Saint-Germain (PSG), ka nënshkruar kontratë 1,5 vjeçare me futbollistin francez Lassana Diarra, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të bërë nga klubi PSG, njoftohet se është nënshkruar kontratë me mesfushorin 32 vjeçar deri më 30 qershor të vitit 2019.

“Jam shumë i lumtur që nënshkrova kontratë me klubin e vendlindjes sime. Është vendi ku çdo futbollist ëndërron të luajë. Jam shumë me fat për shkak se kam arritur të realizojë ëndërrat e mia”, ka thënë Diarra i cili do të vesh fanellën numër 19-të.

Diarra më parë ka luajtur për Chelsea, Arsenal, Real Madrid, si dhe për klubin Al-Jazira të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Exit mobile version