Klubi futbollistik i Barcelonës, njoftoi largimin e futbollistit të tyre argjentinas, Javier Mascherano, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim të lëshuar nga Barcelona, bëhet e ditur se për largimin e futbollistit 33 vjeçar, i cili ka luajtur 7,5 sezone në këtë klub, nesër do të zhvillohet një ceremoni.
Në ceremoninë e cila do të transmetohet drejtpërdrejt nga ueb faqja zyrtare e klubit, do të marrin pjesë kryetari i klubit Josep Maria Bartomeu si dhe miqtë e futbollistit.
Mbrojtësi argjentinas pas Lionel Messi, Phillip Cocu dhe Dani Alves, është futbollisti i 4-të i huaj që ka veshur më së shumti fanellën e Barcelonës.
Ai që nga arritja e tij në vitin 2010 neë Barcelonë, në 334 ndeshje shënoi një gol.