Autoritetet amerikane njoftuan se një person është vrarë, ndërsa disa të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave në një shkollë të mesme në rajonin rural të Kentucky-it, transmeton Anadolu Agency (AA).
Matt Bevin, guvernator i shtetit federal Kentucky në Twitter bëri të ditur se të shtënat kanë ndodhur sot në shkollën e mesme të qarkut Marshall në veriperëndim të shtetit.
Bevin shtoi se i dyshuari për të shtënat është arrestuar, ndërsa policia diçka më vonë njoftoi se shkolla tërësisht është e siguruar.
FBI njoftoi se është duke bashkëpunuar me agjencitë shtetërore dhe lokale në zbardhjen e rastit.