Site icon PORTALB

Kotzias pas negociatave në Korçë: Hap i madh mes dy vendeve

Nikos Koxias

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias u shprehu optimist pas negociatave tre-ditore në Korçë me ministrin e jashtëm, Ditmir Bushati, transmeton Gazeta Blic.

Kotzias ka deklaruar se është hedhur një hap i madh në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe se ka dakordësi për ato pika ku ka pasur mosmarrëveshje.

“Është hedhur një hap i madh mes dy vendeve. Ka dakordësi në pikat ku kemi patur mos-marrëveshje. Çështjet pritet të certifikohen në takimin mes dy kryeministrave Edi Rama dhe Alexis Tsipras.

Qeveria shqiptare miratoi 2 ligje ekzekutive që janë të bazuar në marrëveshjen e vitit 2009”, ka thënë Kotzias.

Exit mobile version