Site icon PORTALB

Kryemadhi: Të protestojmë në 27 Janar, larg përkatësive politike

Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi

Në takimin e sotëm me strukturat e LSI-së në Lezhë, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi kishte në fokus protestën e datës 27 Janar, transmeton Agjensia e Lajmeve Sot News.

“Papunësi, taksat të larta për biznesin e vogël, asnjë mbështetje për bujqësinë, asnjë infrastrukturë për sektorin e turizmit, djegie në verë e përmbytje në dimër. Shëndetësia është në situatën e saj më të rëndë dhe kjo është mëse e dukshme e po prezantohet çdo ditë, e ku sigurisht nuk flitet për shpresë. Prandaj të protestojmë bashkë në 27 Janar, larg përkatësive politike, por për problemet me të cilat përballen shqiptarët çdo ditë”, theksoi Kryemadhi

 

 

Exit mobile version