Ndërmjetësuesi i Kombeve te Bashkuara për çështjen e emrit të Maqedonisë, Metju Nimic pritet që dhjetë ditët e ardhshme t’i vizitojë Athinën dhe Shkupin për ta shqyrtuar këtë çështje, njofton televizioni grek ERT, transmeton Portalb.mk.
Media ka vërejtur se diplomati është optimist dhe konsideron se problemi me emrin e Maqedonisë mund të zgjidhet gjashtë muajt e ardhshëm.
Nimic theksoi se propozimet që javën e kaluar i ka paraqitur në Nju Jork në fillimin e bisedimeve janë të pranueshme për të dy vendet dhe ka dhënë besim se ato propozime garantojë “identitet nacional” të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.
Zëvendës ndihmës sekretari shtetëror i ShBA-së për Evropë dhe Euroazi, Hojt Brajan Ji, për agjencinë “Bllumberg” deklaroi se të dy vendet kanë mundësi reale dhe më të mirën deri tani që ta zgjidhin kontestin e emrit të Maqedonisë.
“Në Athinë dhe Shkup ka vullnet politik dhe besoj se çështja e emrit është arritur”, tha Ji.