Site icon PORTALB

Në moshë 27 vjeçare ndërroi jetë reperi i njohur botërisht

Reperi amerikan, Fredo Santana, ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare.

Ylli i lindur në Chicago, emri i vërtetë i të cilit është Derrick Coleman, ka vdekur në shtëpinë e tij në lagjen Reseda në qarkun e Los Angelesit.

Fredo ka pasur probleme me mëlçinë dhe veshkën, ndërsa këtë e kishte konfirmuar gjatë muajit tetor në Instagram, ku thoshte se po trajtohej për sëmundje të këtyre organeve.

Santana ishte kushëri i reperit Chief Keef (emri i vërtetë i të cilit është Keith Cozart), më i njohur nga gjenerata e re e reperëve të Chicagos që kanë depërtuar së fundmi në skenën e atjeshme

Exit mobile version