Site icon PORTALB

Sanchez niset sot drejt Manchesterit

Alexis Sanchez më në fund mund të quhet një futbollist i Manchester Unitedit. Mediet angleze raportojnë se sulmuesi nga Kili do të niset pasditen e sotme me avionin e tij privat, nga Londra drejt Manchesterit, ku do të firmosë kontratën dhe do të vihet në dispozicion të Mourinhos.

Nga ana tjetër, Mkhitaryan do të jetë ai që do të lëvizë në kahun e kundërt, pasi do t’i bashkohet Arsenalit, si pjesë e marrëveshjes së transferimit të Sanchez.

Me këtë konfirmim të fundit, përfundon një nga ‘telenovelat’ e merkatos së dimrit, pasi në garë për Sanchezin ishin vënë disa skuadra, si United, City, Chelsea, etj.

Exit mobile version