Site icon PORTALB

Stefanoviq: Nuk kemi shkëmbyer të dhëna me Prishtinën për rastin e Ivanoviçit

Oliver Ivanoviç

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se nuk kanë shkëmbyer të dhëna zyrtare me Prishtinën sa i përket rastit të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç.

“Asnjë nuk kemi pranuar nga autoritetet e hetuesisë së Kosovës”, ka thënë Stefanoviq, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.

Ai ka thënë se hetimet duket se po shkojnë drejt rënies apo edhe po kryhen në mënyrë jo të duhur, sepse sipas tij deri tash janë bërë shumë keqinformime.

Exit mobile version