Iniciativa qytetare “Tvrdokorni” dhe Forca e Bashkuara Maqedonase sot protestuan para Kuvendi të Maqedonisë kundër miratimi të ligjit të gjuhëve, i cili siguron përdorim të gjerë të gjuhës shqipe. Gjatë protestës është djegur edhe flamuri i Bashkimit Evropian, njofton Portalb.mk.
Sipas tyre me dygjuhësinë humbet karakterit maqedonas i shtetit dhe vetë shteti, defakto bëhet shteti i tretë shqiptarë në Ballkan.
Protestuesit thanë se armiqtë e tyre janë në Kuvend dhe Qeveri të Maqedonisë dhe se po shkatërrojnë kombin maqedonas.
Përfaqësuesi kryesor i “Tvrdokornive”, gjatë protestës lexoi emrat e deputetëve që votuan ligjin e gjuhëve dhe ftoi për protestë masive. Ata shprehën dëshirën që kundër ligjit të gjuhëve, në rrugë të dalin 1 milion maqedonas dhe t’u thonë “mjaftë interesave nacionale”.
**************************************************************************************
10:30 – Forcat e Bashkuara Maqedonase (FBM) dhe shoqata “Tvrdokori”, duke përfshirë edhe disa shoqata të tjera, kanë paralajmëruar protësë para Kuvendit të Maqedonisë, përcjell Portalb.mk.
Protesta pritet të mbahet në ora 13:00, ndërsa është thirrur siç thonë kundër “dygjuhësisë dhe shqiptarizimit të Maqedonisë”.
Sipas organizatorëve të protestës, dygjuhësia është humbje e karakterit maqedonas të shtetit dhe se humbet vet shteti. Ata akuzojnë se me dygjuhësi Maqedonia bëher shteti i tretë shqiptar në Ballkan.
Ata paralajmërojnë se protesta do të jetë e qetë dhe pa karakter partiak, ndërsa organizatorët tërhiqen në rast të ndonjë incidenti dhe thonë se nuk marrin asnjë lloj përgjegjësie pasi secili do të jetë përgjegjës për veprimet e veta.