Rreth 8.6 milionë fëmijë në Nigeri nuk janë në gjendje të shkojnë në shkollë për shkak të konflikteve të brendshme dhe varfërisë.
Shkollimin në këtë vend nuk e ndjekin kryesisht fëmijët e fiseve nomade – Fulanët, si dhe fëmijët e familjeve që merren me bagëti, peshkim ose ferma. Arsyeja kryesore që fëmijët nuk mund të ndjekin shkollimin është varfëria, por gjithashtu edhe ndërrimi i vendbanimeve për shkak të konflikteve familjare, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Arsimit e këtij vendi thotë se në një vend prej rreth 200 milionë banorësh, rreth 8.6 milionë fëmijë për arsye të ndryshme nuk shkojnë në shkollë.
Megjithatë, ata theksojnë se përqindja e fëmijëve që nuk ndjekin shkollimin është zvogëluar krahasuar me vitin 2016. Si arsye për rënien nga 10.5 në 8.6 milionë fëmijë, i atribuohet kohës kur në pushtet ka ardhur presidenti në detyrë, Muhammad Buhari.
Ministria gjithashtu deklaroi se në tre vitet e fundit janë marrë shumë aktivitete me fëmijë të cilët nuk janë në gjendje të shkojnë në shkollë.
Rreth 20 milionë fëmijë në botë nuk kanë mundësi për shkollim.