Site icon PORTALB

Katër shtetas të Maqedonisë janë lënduar në një aksident në Bansko të Bullgarisë

Bansko

Bansko

Katër shtetas të Maqedonisë janë lënduar mbrëmë në një aksident trafiku në rrugën Dobrinishtë-Bansko, sinjali për aksidentin ka arritur në ora 23:50 minuta bëjnë të ditur mediat bullgare. Shkaku i këtij aksidenti dyshohet të ketë qenë rruga e ngrirë, pasi vetura ka humbur kontrollin dhe rrotulluar kështu disa herë derisa ka dalë nga rruga duke përfunduar në breg të lumit.
Ndihma e shpejtë nga Bansko dhe Razlog kanë mbrritur në vendngjarje menjëherë psa sinjalit të marrë, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë nga aty katër udhëtarët duke prerë një pjesë të veturës. Ndonëse të plagosurit nuk ndodhen në rrezik për jetën e tyre, ata po qendrojnë të shtruar në spitalin e Razlogut.

Exit mobile version