Deklarata e ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, lidhur me tentativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, në të cilën, siç transmeton Kosova Press, tha se disa nga komandantët e UÇK-së kanë kryer krime dhe duhet të përgjigjen para drejtësisë, ka ngjallur reagime të ashpra tek organizata e veteranëve të UÇK-së.
Madje, ai thotë se nëse Delawie ka fakte për këto që i ka thënë, le të paraqitet si dëshmitar në Gjykatë, raporton KP.
“Delawie më së pari është treguar një palaço, kur i ka thyer të gjitha rregullat dhe të gjitha përgjegjësitë e tij si diplomat që i ka. Delawie nëse ka prova për komandantët që kanë bërë krime, le të urdhëron si dëshmitar”, ka thënë ai.