Site icon PORTALB

Një tetovar e ka grabitur një vajzë nga Gostivari: Dëshiroj të bëhesh gruaja ime

SPB Tetovë

SPB Tetovë

20 vjeçari M.F. nga fshati i Tetovës Pirok, ka marrë padi penale për ekzistim të dyshimit për kryerjen e veprës penale “privim të paligjshëm prej lirisë”, informon MPB, njofton Portalb.mk.

Sipas policisë, M.F., më 6 tetor të vitit të kaluar në Gostivar ka dërguar kërcënime ndaj E.A. nga fshati i Gostivarit Senokos, me çka e ka detyruar të hyjë në një taksi veturë, me të cilën më pas kanë shkuar në shtëpinë e tij. Pasi që kanë arritur, djaloshi i ka thënë E.A.-së se dëshiron që ajo t’i bëhet gruaja e tij, pas së cilës e ka mbajtur në shtëpi deri më 15 nëntor të vitit të kaluar. Atë ditë, nga  telefoni i babait të djaloshit, vajza i është paraqitur babait të saj.

Prindërit dhe vëllai i E.A.-së, bashkë me zyrtarët policor kanë arritur në fshati Pirok dhe e kanë marrë vajzën.

Exit mobile version