Moti në Maqedoni do të jetë me diell, i ftohtë dhe me erë e me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore deri në të përforcuar, posaçërisht në pjesët lindore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 10 deri në katër, ndërsa temperatura e ditës prej minus tre deri në tetë gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me diell, i ftohtë dhe me erë e me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriperëndimore.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në dy, ndërsa temperatura e ditës deri në tetë gradë.
Të enjten do të mbajë mot i ftohtë me erë të përforcuar veriperëndimore, ndërsa të premten mot i thatë dhe më i ngrohtë me erë mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme e me reshje të përkohshme kryesisht të shiut.