Site icon PORTALB

LSDM propozon strategji nacionale për lirinë e mediave

Emilian Stankoviq përmendi se dekriminalizimi i shpifjes është vetëm një pjesë e vogël e korpusit të lirive mediale

Emilian Stankoviq përmendi se dekriminalizimi i shpifjes është vetëm një pjesë e vogël e korpusit të lirive mediale

“Konsiderojmë se liria dhe ardhmëria e mediave, edhe më tepër liria e shprehjes nuk mund të varen vetëm nga negociatat e SHGM-së me Qeverinë, fokusi kryesor i së cilës, të paktën deri më tani ishte dekriminalizimi i shpifshjes. Ngarkesën për kriteret themelore demokratike në Maqedoni nuk ta mbajë vetëm SHGM-ja, e cila ka hendikem të negocojë me Qeverinë më jodemokratike në historinë më të re maqedonase”.

Këtë sot para ndërtesës së Qeverisë e deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Emilian Stankoviq. Ai përmendi se dekriminalizimi i shpifjes është vetëm një pjesë e vogël e korpusit të lirive mediale, e që deri tani pushteti i keqpërdorte negociatat me SHGM-në për të ndërtuar alibi se është e përkushtuar në lirinë e mediave, ndërsa, për çdo vit demokracia e Maqedonisë në mënyrë dramatike bie.

“Propozojmë hapërim drejt hartimit dhe miratimit të Strategjisë nacionale për lirinë e mediave dhe të drejtën e shprehjes së lirë në Kuvendin e Maqedonisë, në afat prej tre muajve llogaritur prej sot. Strategjia duhet të jetë bazë për të gjitha zgjidhjet e mëtutjeshme ligjore të kësaj sfere, e më së paku doemos duhet t’i përmbajë dekriminalizimin e shpifjes, vendosjen e pavarësisë së Servisit radiodifuziv public, sigurimin e sistemit për distribuim të barabartë të mjeteve buxhetore dhe publike deri te të gjithë mediumet dhe kthimin e pavarësisë së SRD-së, deklaroi Stankoviq.

Ai theksoi se nisma e LSDM-së sot është dorëzuar deri te zëvendëskryeministrja për evrointegrime, Teuta Arifi e cila deri më tani ishte në krye të dialogut me SHGM-në. /portalb/

Exit mobile version