Në rrjetin social Facebook popullata shqiptare po organizohet masovikisht për protesta paqësore me titullin “Stop rasteve të montuara” duke bërë thirrje gjithë qytetarëve anembanë Maqedonisë t’i përkrahin të arrestuarit e akuzuar nga MPB për terrorizëm fetar.
Si që thuhet në paralajmërim, protesta do të nis nga Xhamia Jahja Pashë, pas faljes së Xhumasë diku rreth ora 13:30 dhe protestuesit me gjasë do të shkojnë drejtë Gjykatës Themelore të Shkupit. /portalb