Site icon PORTALB

Delawie: Kosova ta mbajë premtimin edhe nëse ish udhëheqësit e luftës duhet të japin llogari

Greg Delawie

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se Gjykata Speciale i intereson shtetit amerikan, sepse ju intereson që Kosova ta zë vendin e saj në BE dhe BATO.

Ai ka thënë se nuk e di se kur dhe ndaj kujt do të ngriten aktakuzat, njofton Klan Kosova.

“Kurdo që kjo të ndodhë pres që Kosova të mbajë premtimin e saj dhënë Bashkësisë Ndërkombëtare”.

“Kosova duhet të jetë e gatshme që ta përmbyllë këtë kapitull të historisë së saj edhe nëse disa prej ish udhëheqësve të luftës do duhet të japin llogari”, ka thënë Delawie.

Exit mobile version