Site icon PORTALB

Sindikata e Pavarur e Policisë akuzoi se nuk po jepen pagesat për punë jashtë orarit

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Todev, foto arkivi

Sindikata e Pavarur e Policisë sot ka akuzuar se rreth 1.500 përfaqësuesve të policisë nuk u janë paguar kompensimet për punë jashtë orarit të punës, njofton Portalb.mk.

Kryetari i Sindikatës, Goce Todev, deklaroi se sipas informatave të tyre, ka një numër të stacioneve ku të punësuarve nuk u janë paguar kompensimet për punën jashtë orarit të punës.

“E paralajmërojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme, që urgjentisht të reagojë dhe të fillojë me vlerësimin e të gjitha listave të dorëzuara të cilat kanë të bëjnë me punën jashtë orarit të punës  dhe të njëjtat të paguhen”, deklaroi Todev.

Exit mobile version