Site icon PORTALB

Policia jep detaje për sulmin ndaj Oliver Ivanoviqit

Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar sulmin me zjarrë ndaj Oliveq Ivanoviq, i cili sipas komunikatës pas plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Mitrovicës, trransmeton Lajmi.net.

Policia thotë sulmi është kryer nga persona të panjohur dhe se është duke punuar në zbardhjen e rastit.

Deri më tani sipas policisë është gjetur një veturë e djegur nga e cila dyshohet se është kryer sulmi.

Komunikata e plotë:

Rreth orës 08:10 min, në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës, është regjistruar një incident me përdorim armë zjarri, me ç’rast persona deri më tani të panjohur kanë shtënë në drejtim të z. Oliver Ivanovic, i cili fillimisht është plagosur në afërsi të zyrës së tij të punës.

Viktima është dërguar në qendrën spitalore në veri të Mitrovicës për reanimim, ndërsa mjekët kujdestarë kanë konstatuar vdekjen e tij.

Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje ndërsa këqyrja e vendit të ngjarjes është në vazhdim e sipër. Në vendngjarje janë gjetur prova materiale të cilat do të përdoren në procedurën e mëtejme hetimore.

Gjithashtu, rreth orës 09:15min, në rrugën “Vojvode Putnika” në veri të Mitrovicës, është lokalizuar një veturë private e markës “Opel Astra”, pa targa të regjistrimit, të cilës paraprakisht i ishte vënë zjarri, ndërsa Policia dyshon se mund të jetë e lidhur me rastin e vrasjes.

Për të gjitha rrethanat e rastit dhe veprimet e ndërmarra të Policisë është informuar prokurori i Shtetit, i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i cili ka dalë në vendngjarje.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbardhjen sa më parë të këtij rasti dhe sjelljen e personit/ave të dyshuar para organeve të drejtësisë.

LEXO EDHE:

Exit mobile version