Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe lagështi mesatare në disa vende.
Rekomandohet veshja me rrobe të holla të verës, për shkak se temperaturat e larta do të na rikthejnë në stinën e verës.
Temperatura e ditës në mbarë vendin do të sillet prej 23 deri në 32 gradë celsius.
Në Shkup gjithashtu do të mbajë mot me diell me temperatura deri në 30 gradë celsius.