Site icon PORTALB

Historia e dashurisë së princit Harry dhe Meghan Markle në një film

Princ Harry dhe Meghan Markle

Princ Harry dhe Meghan Markle

Shumica prej nesh adhurojnë historinë e dashurisë së Princit Harry dhe aktores Meghan Markle. Ata do të kurorëzojnë në martesë lidhjen e tyre më 19 maj të këtij viti, transmeton Revista Class.

Për të gjithë ju që e pëlqeni çiftin e famshëm, përpara dasmës mund të shijoni një film dedikuar historisë së dashurisë që ata kanë përjetuar. Që nga njohja, miqtë e përbashkët deri tek fejesa e tyre, do të jenë të pasqyruara në film.

Edhe për Kate dhe William u xhirua një film, i cili u transmetua pak para dasmës së tyre në prill.

Televizioni amerikan “Lifetime”, ende nuk e ka zgjedhur kastin e aktorëve, që do të jenë pjesë e filmit Harry and Meghan: The Royal Love Story.

Exit mobile version