Eurodeputeti, Eduard Kukan e përshëndeti ratifikimin e “Marrëveshjes për Fqinjësi dhe Bashkëpunim të Mirë” me Bullgarinë duke e vlerësuar si hap pozitiv në bashkëpunimin rajonal, njofton Portalb.mk.
“Lajmi të mira nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ku është ratifikuar “Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë” me Bullgarinë. Hap pozitiv përpara, që shpresoj se do ta përforcojë bashkëpunimin rajonal”, shkroi Kukan në “Twitter”.
Good news from #Macedonia #Sobranie as the Friendship Treaty with #Bulgaria is ratified. Positive step forward, hope it will further enhance regional cooperation ??
— Eduard Kukan (@EduardKukan) January 16, 2018
Ndryshe, Kukan është pjesë e tre eurodeputetëve së bashku me Ivo Vajgëll dhe Knut Fllekenshtejn, që ishin ndërmjetësues në arritjen e Marrëveshjes së “Përzhinos” në vitin 2015.
Kukan në Kuvendin evropian është anëtar i grupit të Partisë Popullore Evropiane që është parti simotër e VMRO-DPMNE-së.
Përndryshe, ratifikimin e marrëveshjes Maqedoni-Bullgari e përshëndeti edhe eurokomisari për Zgjerimin e fqinjësisë së mirë, Johanes Han.
Kryeministri, Zoran Zaev dhe kolegu i tij nga Bullgaria, Bojko Borisov me 1 gusht e kanë nënshkruan “Marrëveshjen për Fqinjësi dhe Bashkëpunim të Mirë”.
LEXO: U nënshkrua Marrëveshja për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë (VIDEO/FOTO)
LEXO: Kuvendi i Maqedonisë e ratifikoi marrëveshjen me Bullgarinë