Site icon PORTALB

Nëntë viktima gjatë sulmeve të armatosura në Tripoli

Të dielën, situata në Tripoli degjeneroi në shkembime zjarri mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të regjimit të Bashar al Assadit, duke shkaktuar, veç të vdekurve, edhe 12 të plagosur

Tripoli

Të paktën nëntë persona e kanë humbur jetën, ndërsa pothuajse 30 janë lënduar gjatë sulmeve të armatosura, që filluan sot në afërsi të aeroportit “Mitiga” në Tripoli, njoftoi Ministria libiane e Shëndetësisë.

Grupi i armatosur ka kryer sulm në afërsi të aeroportit, ku ndodhet një burg me 2.500 të burgosur. Forcat speciale antiterroriste “Rada”, të cilët e sigurojnë aeroportin, vlerësojnë se grupi me sulmin ka pasur për qëllim që t’i lirojë të gjithë të burgosurit.

Forcat libiane të sigurisë njoftuan se sulmi i grupit të armatosur, i përcjellë me luftime të ashpra, e ka penguar punën e aeroportit.

Për shkak të luftimeve, udhëtarët dhe i gjithë personeli i aeroportit janë evakuuar.

Exit mobile version