Site icon PORTALB

Ford investon miliarda dollarë në veturat elektrike

Kompania automobilistike Ford

Ford do të zgjerojë investimet në automjetet elektrike në SHBA me 11 miliardë dollarë deri në vitin 2022 në prodhimin e 40 veturave hibride dhe elektrike, ka thënë shefi i kompanisë Bill Ford, transmeton Koha.net.

Prodhuesi amerikan më herët kishte paralajmëruar të investojë 4.5 miliardë dollarë deri në vitin 2020, njoftoi menaxhmenti.

Në vitin 2016, departamenti për kërkime dhe zhvillim i Fordit kishte shpenzuar 7.3 miliardë dollarë.

“Ne dëshirojmë të kemi sukses në veturat elektrike dhe kemi investuar në këtë drejtim”, tha Bill Ford për media.

Exit mobile version