Site icon PORTALB

Kuvendi i Maqedonisë e ratifikoi marrëveshjen me Bullgarinë

Kuvendi i Maqedonisë

Shumica parlamentare LSDM-BDI, në mungesë të kryeministrit Zoran Zaev, me 61 vota “për” dhe 1 “i përmbajtur” (Ferid Muhiq), e ka ratifikuar Marrëveshjen për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, njofton Portlb.mk.

Marrëveshja është nënshkruar më  1 gusht, në Shkup, nga kryeministrat e Maqedonisë dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov. Më 2 gusht të dy kryeministrat e plotësuan një pikë të marrëveshjes, bashkë shkuan në Meçkin Kamen që ta festojnë Ilindenin.

Exit mobile version