Site icon PORTALB

U shtrua në spital me grip, humbi jetën 7-vjeçarja

Një vajzë 7-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e së dielës në Spitalin Rajonal të Durrësit, njofton Top Channel.

Vajza u dërgua nga prindërit në spital me simptomat e një forme agresive të gripit. Por, megjithatë, mjekët nuk japin përfundime për shkakun e vdekjes dhe rrethanat mbeten të paqarta.

Mjekët e Spitalit të Durrësit janë mbledhur për të analizuar mbi rastin e vogëlushes.

Exit mobile version