Site icon PORTALB

Klopp: Ja çfarë bëra për ta mposhtur Manchester Cityn

Jurgen Klopp

Jurgen Klopp

Jurgen Klopp ka treguar formulën e suksesit në fitoren e Liverpoolit ndaj Manchester Cityt.

Liverpooli ka arritur të mposhtë 4:3 Manchester Cityt në ‘Anfield Road’ në ndeshjen e xhiros së 23-të të Premierligës, për t’ia shkaktuar humbjen e parë këtë sezon.

E për ta mposhtur Cityn, Klopp ka zgjedhur një skemë shumë sulmuese, si mënyra e vetme për të mposhtur skuadrën e Pep Guardiolas.

“Nuk ka alternativë tjetër përveç sulmimit gjatë gjithë kohës për të mposhtur Cityn. Përndryshe, duhet qëndruar në zonën tonë duke shpresuar për të fituar lotarinë”, ka deklaruar Klopp pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

“Ishte një ndeshje e mirë, një reklamë e mirë për Premierligën, duhej vetëm shikuar se si të dy skuadrat po jepnin gjithçka në fushë”.

Exit mobile version