Site icon PORTALB

Dua Lipa thyen rekordin në vetëm 48 orë, këngëtarja prek suksesin tjetër me këngën e re

Dua Lipa

“IDGAF”, kënga e re e Dua Lipas, ka vetëm 48 orë që është publikuar dhe ka grumbulluar më shumë se 10 milionë klikime. Në vetëm kaq pak kohë, kënga ka marrë rreth 800 mijë plqime dhe me qindra komente, pjesa më e madhe e të cilave pozitive, transmeton Revista Class.

22-vjeçarja shqiptare është nominuar në plot pesë kategori në “Brit Awards 2018”, duke u kthyer në një prej artisteve më të nominuara të këtij eventi muzikor.

Me shifrën që ka arritur me këngën e re, Dua ka thyer rekordin e vetes. “IDGAF” është e para këngë e saj, e cila regjistron një shifër kaq të madhe shikimesh në kaq pak kohë.

Ndërkohë, artistja po punon edhe për projekte të tjera. Pas albumit të saj të parë, i cili u cilësua si më i miri i vitit që lamë pas, Dua po punon për të realizuar albumin e dytë.

“IDGAF”, për momentin po njeh vetëm ngjitje në playlistat ndërkombëtare dhe shumë shpejt pritet të kthehet edhe në top këngët më të kërkuara në YouTube.

Exit mobile version