Site icon PORTALB

Çfarëdo keni dëgjuar nga Alban Skënderaj, kjo do të jetë më e mirë

Alban Senderaj

Ju e ndiqni Alban Skënderajn në koncerte, blini albumet dhe dëgjoni këngët e tij prej vitesh. Megjithatë tani keni mundësinë për të dëgjuar koncertin e tij më artistik dhe cilësor. Është premtim i vetë këngëtarit, transmeton Revista Class.

“Hapësira e një ëndrre”, një koncert i Alban Skënderaj do të mbahet më 2 mars në Pallatin e Kongreseve, duke shënuar 15 vite muzikë të Skënderajt, edhe pse ai u bë i njohur për publikun shqiptar kur mori pjesë në Top Fest duke fituar çmimin e parë me “Vetëm ty”, në vitin 2005, po në Pallatin e Kongreseve.

Premtimi i një artisti si Skënderaj është siguria më e madhe e cilësisë së këtij koncerti, por shtohet edhe pjesëmarrja e Orkestrës Simfonike të RTSH-së, e cila do e shoqërojë artistin në  2 mars.

Ndërkohë Albani ka nisur të postojë pjesë kënge nga albumet e tij, që me siguri do i përgatisin fansat e muzikës së tij për ta shoqëruar në koncert.

Exit mobile version