Site icon PORTALB

Gjithë udhëheqësia e kompanisë për kabllo në Negotinë dyshohet për krim

MPB shpreh keqardhje ndaj familjeve të viktimave dhe apelon për ulje të tensioneve, mediumeve të përmbahen nga spekulimet dhe mos të nxisin tensione ndër-etnike

MPB

Stacioni policor Negotinë ka ngritur padi penale kundër pesë personave për shkak ekzistimit të dyshimit se kanë kryer vepër penale të vazhduar “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim”, “shkaktim të falimentimit me qëllim”, “falsifikim të dokumentit zyrtar” në kompaninë e kabllove në Negotinë, njofton Portalb.mk.

Në vepër penale janë përfshirë G.H (47), drejtori i përgjithshëm i Kompanisë së Kabllove Negotinë, J.J (37), kryetar i Bordit të drejtorëve të kompanisë, K.J. (41) dhe K.M. (41), anëtarë të Bordit të drejtorëve të kompanisë, të gjithë nga Republika e Bullgarisë, si dhe kundër L.K (61) nga Velesi në përbërje të anëtarit të Bordit të drejtorëve të kompanisë.

Siç kumtoi policia, padi penale janë ngritur edhe kundër J.S. (41) nga Bullgaria në përbërje të pronarit (menaxhuesit) të kompanisë dhe S.S. nga Bullgaria në përbërje të pronarit (menaxhues) i “Meta El OOD), pronarit dhe themeluesit të kompanisë së Negotinës, për shkak dyshimit të krijuar për vepër penale “ndihmë në kryerjen e veprës penale”.

Në periudhën prej vitit 2007 deri 2010, G.H., J.J., K.J., K.M dhe L.K. në përbërje të pozitës zyrtare e kanë shkelur pozitën dhe autorizimin e tyre, kanë vepruar kundër ligjit për shoqëri tregtare. Në vitin 2007, për huazimin e kompanisë në një bankë, ata morën një vendim për dhënien e pëlqimit për të zotëruar të gjithë pasurinë e tundshme dhe të patundshme të kompanisë në favor të bankës, me vlerën e pronës që ishte “miqësisht” e përcaktuar ishte shumë më e ulët se llogaria. Pastaj me J.S. dhe S.S kanë bërë kontrata me të cilat e kanë ditur se do të futen në borxh.

Exit mobile version