Site icon PORTALB

Prokuroria do të kërkojë dënimin maksimal për vrasësit

Lupço Shvërgovski përshëndeti aksionin policor

Lupço Shvërgovski

Prokuroria do të kërkojë dënim maksimal për kryerësit e vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovcit, paralajmëroi sot prokuroi publik shtetëror, Lupço Shvërgovski.

“Ligji është shumë rigoroz. Bëhet fjalë për veprën më të rëndë penale – terrorizëm, për të cilën parashihet dënimi maksimal me burg të përjetshëm. Shpresoj se policia në bazë të dëshmive biologjike dhe materiale që ka mbledhur do të përpilojë kallëzim penal cilësor të cilën mund ta procesuojmë në afat sa më të shkurtër të mundshëm, deklaroi Shvërgovski duke përgjigjur pyetjes gazetareske para deklaratës solemne të prokurorëve të sapozgjedhur publik. /portalb/

Exit mobile version